Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se pas ndërhyrjeve intensive në disa qarqe të vendit, situata e zjarreve paraqitet më e qëndrueshme dhe nën kontroll.
Në njoftim thuhet se nga 14 vatra të raportuara, 11 janë shuar, ndërsa 2 vatra janë ende aktive, por po menaxhohen nga forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura.
“1 vatër mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, pa rrezik për banesa apo komunitetet përreth. Zona më e prekur mbetet Akërnia (Vlorë), ku ndërhyrja nga toka dhe ajri ka stabilizuar ndjeshëm situatën. Helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe vijon operacionet nga ajri”, bëhet e ditur në komunikatë.
Gjithashtu, thuhet se në terren janë angazhuar dhjetëra forca për garantimin e sigurisë dhe mbylljen përfundimtare të vatrave./Telegrafi/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic