Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim dypalësh me homologun maltez, Ian Borg. Gjatë bisedës, u diskutua për angazhimet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Maltës, me fokus të veçantë në bashkëpunimin për situatën e sigurisë në rajon.
Ministri Hasani përgëzoi ministrin Borg për udhëheqjen e tij dhe të Maltës si Kryesues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si dhe për rolin e rëndësishëm të Maltës si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Shqipëria mbështet plotësisht përpjekjet e admirueshme të Maltës, në mbështetje të multilateralizmit gjatë kohërave sfiduese”, rikonfirmoi Ministri Hasani.
Gjatë takimit dy homologët Hasani e Borg nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
/rtsh.al/
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...