Meta takon kryeministrin e dorëhequr maqedonas, Zoran Zaev

19:54 | 13 Janar 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kësaj vizite, Meta ka takuar edhe kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev.

Gjatë këtij takimi, Meta thotë se e falënderoi Zaevin për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falenderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm”, shkruan Meta në Facebook./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara