Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Gjykatën Kushtetuese, kundër Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të manipulimit me prova.
“Në kuadër të transparencës përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë, ju ftoj të njiheni me Kallëzimin Penal të depozituar sot, për skandalin e rëndë të Kuvendit, manipulimin e provave para Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Meta.
Ai kallëzimin penal e kishte paralajmëruar se do të bëjë ditë më parë.
“Ne do të dorëzojmë padi pasi është gjë shumë e rëndë dhe kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vend Kuvendi të dorëzojë një provë gjoja të re, që është falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces farsë që synon kapjen e institucionit të Presidentit”, ishte shprehur Meta.
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju