Meta: 14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri

09:26 | 25 Tetor 2022

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka caktuar 14 majin ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Ndërsa, ish presidenti i këtij vendit, Ilir Meta ka thënë se 14 maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri.

“4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i tij i plotë:

14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë. Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar. Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme