Vijon operacioni policor i koduar “Çairet”.
Lokalizohet dhe vihet në pranga i kërkuari për prodhimin në bashkëpunim, të 262 kg kanabis që iu gjetën në banesë.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, organizuan punën për kapjen e tij.
Në vijim të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
-F. K., 46 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, së bashku me shtetasit E. K., 22 vjeç dhe K. K., 21 vjeç. 21-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua më 12 prill të këtij viti.
Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit të vënë në pranga sot, F. K. si dhe në një ambient pranë saj, të përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 262 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të kultivuar.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K, të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni./abcnews.al/
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...