Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë, në zonën pranë ish SMT-së.
Mësohet se automjeti është i llojit “Volkswagen” me targa AA 602 CS dhe ka marrë lëvizje në lëvizje e sipër. Megjithatë shoferi i automjetit D.H. ka dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.
Policia u lajmërua për ngjarjen rreth orës 21:50.
“Menjëherë u njoftua zjarrfikësja e cila ndodhet në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit si dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton Policia./syri/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit