Menaxhimi i integruar të mbetjeve urbane është një problematikë mjaft e theksuar dhe shqetësuese në qytetin bregdetar dhe turistik të Durrësit.
Top Channel ka realizuar disa kronika, ku ka denoncuar këtë problematikë, që po shkakton pasoja katastrofike të ndotjes mjedisore, por edhe në shëndetin e popullsisë në qytetin e Durrësit.
Së fundi, burime të Top Channel mësuan se Bashkia e Durrësit do t’i kërkojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen e radhës, shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane, në territorin e saj adminstrativ.
Aktualisht zona më problematike në qytetin bregdetar, është vendi i grumbullimit të plehrave në zonën e Porto Romanos, ku qytetarët dhe aktorët e shoqërisë civile, kanë organizuar disa herë protesta./TCH/
ASK: Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 1.1%
Getinjo e konfirmon ribashkimin me Vivin me anë të një fotog...
Vuçiq thotë se nga e marta nisin negociatat për zgjedhjet e ...
Horoskopi për ditën e sotme
Shkon afër 290 numri i të vdekurve në Indi pas përplasjes së...
2.76 milionë banorë në Shqipëri, mosha mesatare arrin 38.8 v...