Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë vendin. Deri më tani, kur janë numëruar 95% e votave, Partia Socialiste (PS) ka siguruar 52.13% të votave në shkallë vendi, përkthyer në 82 mandate, duke mbajtur epërsinë në shumicën e qarqeve.
Nga ana tjetër koalicioni PD-ASHM ka 34.45% të votave në nivel kombëtar, përkthyer në 52 mandate.
Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 3.93%, e cila ka siguruar deri më tani 3 mandate. Nga një mandat secila kanë marrrë Lëvizja Bashkë, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, deri në orën 19:00 të dielës së 11 majit, vetëm 42,17% e qytetarëve e shfrytëzuan këtë të drejtë. Përveç fletëvotimeve brenda vendit, për herë të parë sivjet do të numërohen edhe të paktën 194.889 zarfe të ardhura nga shqiptarët jashtë vendit./rtsh.al
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...