Mashtrime për investime në bursa, arrestohen gjashtë persona në Tiranën

10:04 | 24 Nëntor 2022

Administratori i një call center-i në Tiranë dhe pesë punonjës të tij janë arrestuar në kuadër të një operacioni kundër krimeve ekonomike.

Sipas autoriteteve policore, personat në fjalë mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive në Forex.

Në arrest kanë përfunduar shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në Tiranë, administratori subjektit, si dhe punonjësit e tij K. Gj., 25 vjeç, Sh. F., 26 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, K. K., 20 vjeç dhe H. S., 26 vjeç.

Ndërkohë bëhet me dije që administratori tjetër, shtetasi P.A. është shpallur në kërkim, si dhe që janë sekuestruar njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje në rrjete sociale