Krahas bërjes së pazareve ditore, marrja e shërbimeve të ndryshme nga qytetarë është një nga arsyet përse ata dalin nga shtëpitë e tyre.
Por pavarësisht radhëve të krijuara në institucionet apo bizneset ku merren këto shërbime, duket se nga qytetarët ka një ndërgjegjësim më të madh. Ata kanë filluar të krijojnë distancat fizike mes tyre.
Dyqanet apo tregjet e fruta perimeve janë ato të cilat kanë rezultuar me problematikë së fundmi, por megjithatë duket se edhe në to tashmë ka një ndërgjegjësim nga qytetarët për të ruajtur distancën fizike.
Ajo çfarë shihet problematike është se në këtë treg kërkohet që qytetarët të mos e prekin mallin pa doreza, por megjithatë ka ende qytetarë të cilët dorezat nuk i përdorin.
Me rregullat e reja, tashmë qytetarët kanë në dispozicion çdo ditë nga 90 minuta, për të kryer pazaret apo marrjen e shërbimeve të ndryshme, por duke pasur parasysh respektimin e distancës fizike, përdorimin e maskës si dhe dorezave kur është e nevojshme./TCH
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e...
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...
Pacolli uron fillimin e Ramazanit: Allahu na pranoftë agjëri...
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi