Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis vizituan sot minoritetin grek në Derviçan, ku u theksuar se problemet e tyre do të futen në rrugën e zgjidhjes me frymë bashkëpunimi.
I pyetur për marrëveshjen e detit midis dy vendeve që pritet të kalojë në Hagë, Rama u përgjigj se “është një proces që e dikton një procedurë kushtetuese dhe ligjore që e respektojmë gërmë për gërmë”.
Ndërsa i pyetur nëse ka diskutuar me presidentin Begaj për plotfuqishmërinë dhe afatin, Rama tha se “kjo do të ndodhë kur të depozitohet kërkesa. Kjo është një çështje në negocim”.
“Sa i takon çështjes së pronave të minoritetit grek dhe censusit ai tha se “nuk ka çështje pronash minoriteti, por çështje pronash tërësore dhe nuk ka asnjë dallim. Ndajmë të mirat dhe të këqijat. Do ta bëjmë edhe censusin që është një proces që duhet bërë në mënyrë periodike. Nuk ka probleme”, raporton A2 CNN.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...