Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e sotme në Kukës.
Mësohet se një person ka humbur jetën në spital pasi makina e tij ka dalë nga rruga.
33 vjeçari me iniciale B.SH, u transportua me urgjencë në spital, por nuk u mbijetoi plagëve.
“Më datë 12.08.2018, në dalje të qytetit të Kukësit, shtetasi B.SH., rreth 33 vjeç, banues në fshatin Shtiqën, duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Minikuper”, ka dal nga rruga.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit ku ka gjetur vdekjen në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia./Express
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...