Paraditen e sotme, u përcoll për në banesën e fundit Hajrie Osmanaj, motra e vetme e ish kryeministrit Sali Berisha. Ceremonia mortore u zhvillua rreth orës 12:00 në varrezat e Sharrës, ndërsa ishin qindra të pranishëm.
Mes figurave publike në këtë varrim, pjesëmarrës ishin kryeprokurori Adriatik Llalla, kryetari i PR Fatmir Mediu, deputetët Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Edi Paloka.
Ndërkohë nuk munguan as një nga familjarët, përfshirë këtu edhe të fejuarën e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani. Edhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ishte e pranishme bashkë me zëdhenësen e Sali Berishës, Erla Mëhilli. Kjo e fundit ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Keltis Kruja.
Ish Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri ishte gjithashtu në varrimin e motrës së Berishës.
Ndër personazhet jopublik, spikati Sali Lusha, ish bodyguardi i Sali Berishës përgjatë viteve 1997-2002. Në ceremoninë e varrimit u vu re mungesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit prej 1 muaji nuk është shfaqur në asnjë dalje mediatike, përveç ndonjë postimi në facebook. Boldnews.al mëson se Lulzim Basha është përfaqësuar nga vëllai i tij.
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...