Arrestimet e fundit të policisë për personat që shkaktuan incidente e dhunë në protesten e fundit te opozitës ditën e shtunë, kanë sjellë një tjetër reagim të Lulzim Bashës.
Kreu i PD shkroi në rrjetet sociale se selia bluj do të jetë në krah të njerezve të cilët janë ngritur kundër kësaj qeverie-bandë e cila vjedh dhe dhunon të gjithë shqiptarët.
Basha shtoi se fati I kësaj qeverie-bandë është vetëm rrëzimi I saj e se kreret e kësaj bande sipas tij I prêt vetëm burgu për atë që po bëjnë duke arrestuar qytetare të pafajshëm.
“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë!Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”./vizionplus/
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...