Sot do të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare në parlamentin e Shqipërisë me vetëm një pikë për diskutim, ndryshimin kushtetues për hapjen e listave dhe miratimin e formulës së re të koalicioneve, që të jenë me listë unike dhe jo sikur janë tani. Por Partia Demokratike dhe partitë e tjera në koalicionin opozitar jashtë parlamentit e kundërshtojnë.
Selia blu pranon hapjen e listave, por jo ndryshimin e formulës së koalicioneve me argumentin se nëse partitë futen në një listë unike penalizohet opozita jashtë parlamentit. Por shumica dhe opozita parlamentare janë të vendosura për të miratuar ndryshimet. Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese më pas puna zhvendoset te Kodi Zgjedhor për të saktësuar dhe detajuar hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve.
UEFA vendos masa strikte për Kompanyn i cili është i suspend...
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...