Kuvendi mblidhet më 4 janar, seancë të jashtëzakonshme për të votuar 2 ministrat e rinj

17:07 | 2 Janar 2021

Kuvendi do të mblidhet më 4 janar ora 17:00 për të votuar ndryshimet në qeveri.

Përmes një kërkese kryeministri Edi Rama i është drejtuar Kuvendit për tu mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme në këtë datë.

Kreu i qeverisë, citon afatin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës që parashikon se Kuvendi duhet të miratojë brenda 10 ditësh nga dekreti i presidentit ndryshimet në qeveri.

Më 31 dhjetor 2020, presidenti Ilir Meta firmosi shkarkimin e Edi Ramës, si ministër i Jashtëm dhe firmosi emërimin e Olta Xhaçkës në postim e ministres së Jashtme.

Ndryshimi erdhi pas dorëheqjes së Gent Cakajt.

Ndërkohë në postin e ministrit të Mbrojtjes do të ulet Niko Peleshi.

Pas votimit pritet që dy ministrant e rinj do të bëjnë betimin para presidentit për të nisur zyrtarisht punën.

Lajmet më të lexuara