Pas një seance maratonë me debate të forta mes opozitës dhe maxhorancës që zgjatën rreth 14 orë, Parlamenti miratoi të enjten mbrëma projektin e ri për Portin e Durrësit.
Projekti u votua me 74 vota pro dhe 35 vota kundër, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.
Për orë të tëra, në Kuvend pati debate të forta, ku opozita e konsideron si një nga aferat më të mëdha me një kompani ‘offshore’.
Ndryshe, Rama tha se projekti do të jetë një nga investimet më të mëdha në vend dhe do të bëhet, edhe pa dëshirën e opozitës. /tch/
Rama në Korenë e Jugut: Shqipëria në një rrugë të vështirë, ...
Gjermania i dërgon Turqisë sistem Patriot për mbrojtje ajror...
Plani i Rritjes, Komisioni Europian i jep 49 milionë euro Sh...
Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, i bashkohet Kurti...
Rikthim në lojë i Bashkimit apo Trepça shpallet kampione ...
Të premten varroset Donikë Cocaj, e cila humbi jetën në Manh...