Kuvend, rrëzohet dekreti për Shaqirin në KLSH

17:02 | 31 Janar 2019

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, pas rrëzimit në komisionin parlamentar, kandidatura e Bahri Shaqirit për kryetar të KLSH-së ka pësuar të njëjtin fat si ajo e Vitore Tushës.

Këtë të enjte, pak përpara fundit të seancës plenare, dekreti presidencial për Shaqirin u rrëzua me 77 vota kundër nga shumica parlamentare.

Kjo votë vijon të nënvizojë ngërçin mes Presidencës dhe Qeverisë së kryeministrit Rama, që nisi fillimisht me bllokimin e dekretimit të kreut të SHISH, i cili më pas u lëshua nga presidenti Meta, e më vonë u përshkallëzua me emrat e Tushës, Lleshajt dhe Cakajt.

Për këtë të fundit, Rama mendoi si zgjidhje të vetëpropozohej në rolin e ministrit të Jashtëm, përkohësisht, duke ia deleguar funksionin zëvendësit të tij, Gent Cakaj./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara