Kush shkoi në vend të Edi Ramës në Samitin e Vjenës?

13:07 | 18 Qershor 2021

Ka përfunduar Samiti i Vjenës i thirrur nga Kancerali austriak Sebastian Kurz, ku morrën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e tryezës ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ai i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

I vetmi që mungoi në këtë samit ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në vend të tij ka shkuar Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, të cilën Kurz e ka etiketuar në një postim në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara