Zbulohen të tjera detaje nga atentati i pak minutave më parë jashtë ambienteve të një lokali në Lungomaren e Vlorës. Atentati i është bërë 36-vjeçarit Renato Omeri, baba i tre fëmijëve që në Vlorë e njihnin me emrin “Reni”.
Dyshohet se vrasja ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale të ndodhur dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar “Renin”. Në vrasjen e nipit dyshohet se Renato ka qënë dëshmitar.
Mësohet se viktima kishte shkuar sot për vizitë tek motra e tij, por personat i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar.
Enrik Mehmeti saqron për BalkanWeb se policia por edhe FNSH-të kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve. Ata janë duke mbledhur ende prova në vendngjajre dhe kanë ngritur një perimetër sigurie. Nga të dhënat e para, mësohet se autorët kanë lëvizur në këmbë, dhe pasi kanë qëlluar 36-vjeçarin janë larguar në drejtim të Ujit të Ftohtë me një makinë.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim