Katër persona janë vënë në pranga në Kurbin, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.
Atyre u janë sekuestruar kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasit : Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Shtetasit e mësipërm në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestraur kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi’’, informon policia.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit