Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila u mbajt në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, por ka shprehur publikisht mbështetjen e tij përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve simbolike.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shpërndarë tri fotografi që lidhen me protestën dhe mesazhin e saj: njëra me mbishkrimin “Liria ka emër”, një tjetër “Foto e ditës”, dhe e treta video “Zemra mal”, duke përcjellë kështu solidaritetin me pjesëmarrësit dhe me kërkesën për drejtësi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në prag të protestës, Qeveria e Shqipërisë kishte vendosur të hiqte tarifën rrugore në Rrugën e Kombit, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve nga Kosova drejt Tiranës — një veprim që u interpretua gjerësisht si shenjë mbështetjeje për tubimin gjithëpopullor.
Rama ka qenë ndër udhëheqësit shqiptarë që vazhdimisht ka shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e luftës për liri dhe të drejtën për gjykim të drejtë. Ai madje ka zhvilluar edhe një vizitë në Hagë, ku ka takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se “po përballet me padrejtësi historike”.
Pavarësisht mungesës fizike në protestën e Tiranës, veprimet dhe qëndrimet e Ramës janë konsideruar si një vazhdimësi e mbështetjes së tij ndaj çështjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe vlerave të luftës çlirimtare.
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...