Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se ka ardhur koha që shqiptarët t’i japin shansin LSI-së për të qeverisur.
Rreth marrëveshjes Rama-Basha, Kryemadhi theksoi se LSI ka qenë koherente në kërkesat e saj për qeveri besimi.
“Sot jemi me qeveri besimi, por me 2 muaj vonesë. Kemi një vend më të qetë politikisht dhe me një fushatë elektorale që ka nisur. Zgjedhjet pa opozitën do të ishin një atentat për politikën shqiptare. LSI-ja nuk ka qenë me çadrën, por nxitëse e dialogut politik. Nëse do të kishim zgjedhje pa opozitën, do të thonte të shkatërronim bazën e demokracisë. Do të kishim ndërprerje të implementimit të reformës në drejtësi, të procesit të integrimit dhe situatë politike e ekonomike të agravuar. Kemi ushtruar presion, në kuptimin e mirë të fjalës, që palët të ulen e të bisedojnë”, ka thënë Kryemadhi në Top Channel.
“Duhet të harrojmë arrogancën në politikë dhe të jemi më realistë. Kryeministri Rama nuk kishte pse të provokonte opozitën dhe në anën tjetër, PD-ja nuk kishte pse të kërcënonte me prishje të procesit zgjedhor”, shtoi Kryemadhi.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...