Monika Kryemadhi pret të shohë si do të bashkëpunojë policia me prokurorinë për të kuptuar nëse policia është e implikuar në arratinë e tre ish-shefave të Vlorës. Ajo mendon se mazhoranca e di se ku fshihen ata.
Sipas Kryemadhit, nëse do të lëshohen urdhër-arreste për Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergj Kohilën, ata do të arrestohen në vendet ku kanë shkuar. Kryetarja e LSI-së mendon se tre ish-zyrtarët janë fshehur në vendet fqinje të Shqipërisë.
“Tashmë shtrohet pyetja sa ka qenë e implikuar policia, që i ka lejuar këta ish-zyrtarë të largohen nga vendi. Varet tani si do jetë bashkëpunimi i policisë me Prokurorinë. Nëse do lëshohen urdhër-arreste ndërkombëtare, do të arrestohen në vendet ku kanë shkuar. Se këta e dinë ku kanë shkuar, ku janë. Se besoj se këtu rrotull janë, te këto vendet afër nesh.” – u shpreh Kryemadhi./LAPSI.AL
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...