Ish-kreu i organizatës politike Omonia Leonidas Papas, që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri foli në Protothema.gr për vrasjen e Kostandinos Kacifas nga forcat RENEA.
Ai tha se Kacifas u nervozua pasi nuk e gjeti flamurin grek që ai i ngrinte çdo vit në të njëjtin vend.
Sipas Papas, ai nuk kishte qëllim të vriste askënd, raporton Ora News.
“Konstantini çdo vit në sheshin e fshatit vendoste një flamur shumë të madh grek. Ai e tregnte shumë patriotizmin e tij. Ai donte të tregonte fort identitetin e tij dhe çdo vit ai e vendoste këtë flamur të madh. Pra, në mëngjes ai nuk e gjeti flamurin dhe pa disa policë para tij. Pra, ai supozoi se policia shqiptare kishte hequr flamurin nga pika që e kishte vënë çdo vit. Ai ishte irrituar, pas një ndërhyrje verbale me policinë.
Një nga oficerët e policisë tregoi armën e tij, dhe ai u tensionua dhe mori armë e tij dhe qëlloi në ajër për t’i kërcënuar. Ai nuk kishte ndërmend të vriste askënd. Nëse donte të vriste, ai do të vriste, por nuk donte“, tha Papa.
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...