Kohë e ftohtë por me diell/ Në Durrës e Vlorë shëtitje në bregdet

16:21 | 15 Janar 2022

I gjithë bregdeti i Adriatikut është përfshirë këtë fundjavë nga moti i ngrohtë.

Rrezet e diellit kanë tërhequr qytetarë të ndryshëm të organizuar në grupe shoqërore apo familjare pranë bregut të detit për të shijuar rrezet e ngrohta, shoqërinë e njëri-tjetrit

E njëjta panoramë vjen edhe nga Vlora. Fluksin e tregon trafiku më i rënduar në shëtitoren buzët detit. Ndërsa edhe më këmbë shumë qytetarë morën rrezet e diellit që i bënë sot njerëzit të përjetojnë një pauzë nga ulja e temperaturave të ditëve të fundit./tch

 

Lajmet më të lexuara