Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me kërkesën e grupit parlamentar demokrat për interpelancë në lidhje me dokumentarin e paraqitur në televizionin Rai 3.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetin X, Rama thekson se nuk ka urgjencë për një interpelancë në lidhje me, siç tha, shpifjet që opozita ka fabrikuar në investigimin italian, raporton euronews.al. Shefi i qeverisë shqiptare tha se televizioni italian ka marrë si referim një kallëzim të paqenë që Gazment Bardhi pretendoi se ka bërë ndaj vëllait të tij.
Ai shtoi se do të merret me interpelancën dhe akuzat e paqena të opozitës pasi të sqarojë njëherë akuzat e hedhura me të padrejtë në televizionin italian.
Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët e bëra pis prej… pic.twitter.com/mzFKRpJrjd
— Edi Rama (@ediramaal) April 26, 2024
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...