Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”. Mësohet se 41 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi kërcënoi një person me armë zjarri duke qëlluar në ajër. Ngjarja ndodhi në muajin Korrik të vitit 2022 pas një konflikti të çastit me 51 vjeçarin.
Pistoleta, të cilën 41-vjeçari e posedonte pa leje, është gjetur sekuestruar nga policia pas ngjarjes. Ndaj tij, gjykata e Vlorës kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”./abcnews.al
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...