Kavajë, gjendet e vdekur brenda hotelit turistja polake

13:26 | 23 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një shtete polake ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë.

Shtetasja polake M. G., 48 vjeçe, e cila ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale