Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të AMP ka vënë në pranga një efektiv të policisë kufitare në Sarandë, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Last Sunday”, u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë R.B., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, si dhe bashkëpunëtori i tij S.V., të cilët shpërndanin drogë në lokalin që kishin marrë.
Dy shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa tek shtetas të ndryshëm duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare./A2/
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare