FAST Albania kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST.
Falë informacionit të siguruar nga FAST Albania dhe shkëmbimit të tij në kohë reale me homologët, u bë e mundur kapja nga Policia spanjolle e një shtetasi malazez me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Shtetasi D. F., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet malazeze për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve, u arrestua në Spanjë nga autoritetet policore të këtij vendi.
Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes FAST Albania, FAST Spain dhe FAST Montenegro, nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit europian ENFAST.
Gjykata e Podgoricës i kishte caktuar shtetasit D. F. masën e sigurisë “Arrest në burg”, në muajin prill 2025, për dyshime të forta për përfshirje në veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal./abcnews.al
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...