Kapet në Durrës peshkaqeni që peshon 650 kg dhe i gjatë 6.5 metra

16:37 | 31 Korrik 2021

Një peshkaqen i madh është kapur në thellësitë e detit Adriatik, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni i rrezikshëm është kapur nga peshkatarët durrsakë në anijen Geraldo.

Kapiteni Kapllan Rama për rastin në fjalë tha se ka 40 vjet në det dhe kjo është hera e pestë që kap peshkaqen.

“Pasi ngritëm tratat me vinç pamë që kishte rënë një peshkaqen tepër i rrezikshëm. Me kujdesin më të madh e hipëm në kuvertë. Kjo nuk është zotësia ime, është shansi që bie në tratat fundore”, u shpreh kapiteni Rama.

Peshkaqeni peshonte 650 kilogramë dhe ishte rreth 6.5 metra i gjatë. Peshkaqeni u kap në thellësinë 155 metra. /Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara