Tetori nuk është muaji i sensibilizimit vetëm për gratë, por edhe për burrat e tyre. Gratë duan mbështetje dhe kurajo jo vetëm për të bërë kontrollet rutinë, por edhe në rastet kur duhet të luftojnë me sëmundjen e rëndë.
Nën moton “vrapo me shprese” të rinj dhe të reja vrapuan në pistën që rrethon liqenin artificial për të përcjellë mesazhin e shpëtimit të jetës.
Kryetari i bashkisë, Veliaj theksoi se kontrollet nuk kanë pse të ndalen në fund të muajit tetor, por të vijojnë gjatë gjithë vitit.
Sikur çdo mashkull shqiptar të këmbëngulë që nëna, motra, vajza e tij, një e afërme, kushërira, të bënte checkup-in për kancerin e gjirit, do të kishim sot të paktën të njëjtin kujdes për njeriun siç kemi edhe për makinën. Kjo e sotmja është një garë për të ndryshuar mentalitetin, për të ftuar djemtë dhe vajzat të bëhen pjesë e këtyre kauzave, ku njeriu, shëndeti, jo makina, jo rraqet, duhet të jenë epiqendra e vëmendjes sonë.
Në këto ditë që po diskutohet buxheti i bashkisë së Tiranës, Veliaj tha se banorët nga 10 pyetje 9 i kanë për të bërë rrugë për makinat e tyre ndërsa vetëm 1 pyetje është për gjelbërimin e zonës ku banojnë. Ndaj duhet të ndryshojmë mentalitetin tha Veliaj për t’i dhënë prioritet të jetuarit shëndetshëm.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...