Mediat greke kanë zerbërthy skemën e funksionimit të një organizate kriminale e cila transportonte kanabis e heroinë nga Shqipëria në Greqi.
‘Koka’ e grupit rezulton të jetë një shqiptar i cili merrte drogën nga vendlindja dhe më pas koordinonte transportin për në Greqi.
Ishte Prokuroria e Janinës e cila pas shumë muajsh hetimesh arriti të çmontojë këtë organizatë që vepronte nga fillimi i 2021 deri në mes të majit.
Tetë anëtarë janë identifikuar, tre prej të cilëve në burg teksa sasitë që i janë konfiskuar herë pas herë kësaj organizate kapin vlerën e 300 mijë eurove.
Në fakt pjesa kryesore e organizatës kriminale përbëhet nga 5 të huaj të cilën e ruanin drogën kryesisht në Janinë dhe e çonin më pas me automjete në destinacion.
Dy gra, shqiptare dhe greke po ashtu kontribuonin me rol mbështetës në organizatë. Një prej anëtarëve grek u arrestua më 18 mars, një tjetër më 24 mars dhe dy të tjerë më 3 prill, të gjithë duke transportuar drogë.
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët