Në Bularat pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të mërkure trupi i Kostandinos Kacifas. Në fshat, situata duket ende e qetë dhe shumë pak persona kanë mbërritur për varrimin, që pritet të mbahet të enjten paradite.
Nënkryetari i Bashkisë së Dropullit, Mihal Mano foli për mbështetjen që bashkia ka ofruar për familjen.
“Në mbledhjen jashtë radhe të Bashkisë së Dropullit folën të gjithë këshilltarët e bashkisë. Njëzëri, si minoritet grek vendosëm të qëndrojmë në lartësinë e situatës e të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit. Mbajtëm një minutë heshtjeje. Siç e dini do të mbështesim edhe me foni zhvillimin e ceremonisë mortore. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë, që do të shoqërohet me këngë dhe vajtime sipas traditës”, tha Mihal Mano, shkruan top channel.
Pritet që nesër, për ceremoninë e varrimit të mbërrijnë edhe qytetarë grekë që janë informuar për ngjarjen nga mediet. Çështja “Kacifas” ka marrë vëmendje maksimale nga mediet greke. Prania e medieve në qendër të Bularatit është më e lartë sesa ajo e banorëve, ndërsa shumica e ekipeve të xhirimit janë akomoduar dhe po jetojnë në fshat, që pas 28 tetorit.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...