Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar se në shtator do të ketë shumë zhvillime të reja politike në rast se nuk arrihet një dialog midis mazhorancës dhe opozitës.
Sipas Boçit thashethemet se ka patur ulje të tensioneve mes dy palëve nuk janë të vërteta. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Boçi tha se PD është e vendosur që të mos tërhiqet dhe të mos bëjë asnjë hap pas.
Përderisa ende nuk ka një zgjidhje, sigurisht opsioni i protestave aty është dhe PD ka treguar se di t’i organizojë ato. Kjo pjesë e perceptimit që ka një detante është krejtësisht e gabuar. PD e ka deklaruar, nuk ka asnjë hap pas. Nuk lëviz nga qëndrimi i saj, madje unë mendoj që shtatori do të ketë zhvillime të tjera nëse nuk ka zgjidhje në tavolinë, nëse nuk ka përpjekje për dialog dhe nuk ka angazhim serioz nga mazhoranca për të bashkëpunuar për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Nëse zgjidhjet nuk ofrohen, nëse zgjidhjet nuk vijnë, opozita nuk ka çfarë të humbas dhe nuk ka sesi të mos organizojë protesta. Protesta, të cilat unë do thoja që do jenë akoma më të fuqishme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...