Iku me kamion në Angli, shqiptari përfundon në shtëpi bari: Më thanë do punoja si kopshtar

00:47 | 25 Shtator 2021

Një emigrant shqiptar ka përfunduar në pranga pasi u kap në një shtëpi bari në Britaninë e Madhe. Riza Rama 24-vjeç kishte shkuar me Angli me kamion pasi i kishin premtuar se do të fitonte një shumë të konsiderueshme parash për dy muaj.

Por plani i tij nuk u realizua. Ai do të qëndrojë pas hekurave për 32 muaj sipas vendimit nga autoritetet angleze.

Ai ishte raportuar nga fqinjët më 9 mars të vitit 2021. Brenda shtëpisë oficerët gjetën bimë kanabisi që ishin mbjellë në katër dhoma dhe në papafingo. Ai kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike me ndriçim dhe impiante për rritjen e lëndëve narkotike.

Në momentin kur policia shkoi në banesë ai u përpoq të arratisej nga dera e pasme.

Rama u tha oficerëve se kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar 15 ditë para se të arrestohej dhe u transferua në këtë zonë pasi i kishin premtuar se do të niste punë si kopshtar.

Ai hodhi poshtë akuzat për ndërhyrje në rrjetin elektrik ndërsa shtoi se kishte nevojë të punonte për t’i dërguar para familjarëve të tij në Shqipëri./shyekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara