Një i dënuar ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë.
Viktima është Gëzim Allushi dhe dyshohet se ka pësuar infarkt.
Ai ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Elbasanit, por për shkak të gjendjes shëndetësore ishte sjellë në Tiranë.
Allushi u arrestua me 25 shkurt të vitit 2014 në qendër të Kamzës, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez.
Allushi kishte udhëtuar nga Mati në drejtim të Tiranës, ndërsa kallëpet e dinamitit ishin fshehur poshtë rrobave.
Ai u dënua me burg dhe vuante dënimin në burgun e Elbasanit.
Njoftimi i Policisë së Tiranës.
Më datë 21.06.2018, në spitalin e burgut, ka vdekur i dënuari, shtetasi G. A., vjeç 53, banues në Kamëz. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale