Një 22-vjeçare ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet natën e së martës në Durrës.
Lajmi u bë i ditur nga policia vendore. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, në zonën e ish-kënetës në Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin rajonal Durrës ku ndodhej nën kujdesin e mjekëve.
Për shkak të dëmtimeve të marra, e reja ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëherë pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...