Një firmë ndërtimi që hidhte ujëra të ndotura në detin e Durrësit është proceduar penalisht nga policia.
Autoritetet njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Hamallaj, ku një firmë ndërtimi hidhte mbetjet e saj në ujërat e detit.
“Menjëherë nga ana e Efektiveve të Stacionit të Policisë Manëz, u ushtruan kontrolle dhe afër grykëderdhjes së kanalit ujëmbledhës të Hidrovorit në fshatin Hamallë, Njësia Administrative Sukth u konstatua se një firmë ndërtimi, punimet zbatuese të së cilës drejtoheshin nga shtetasja M.Zh, po gërmonte e pastronte kanalin duke i hedhur ujërat e pastrimit në det dhe ndotur atë”, sqaron policia.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti që shërbente për gërmimin dhe dokumentacioni i firmës së ndërtimit.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...