Një ditë pas ngjarjes tragjike që tronditi sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, Gjykata e Apelit në Tiranë ka pezulluar të gjitha seancat gjyqësore të planifikuara për sot, 7 tetor 2025, në shenjë homazhi për gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkëmbi.
Flamuri në këtë institucion është ulur në gjysmështizë, ndërsa kolegët e të ndjerit kanë vendosur lule në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë, brenda ambienteve të gjykatës.
Homazhet publike për gjyqtarin Kalaja do të zhvillohen ditën e nesërme, 8 tetor, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 09:00 deri në 11:00.
Për ngjarjen janë vënë në pranga autori Elvis Shkëmbi dhe xhaxhai i tij , Gjon Shkëmbi, nën akuzën “vrasje në bashkëpunim”, si dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës, Banush Koxhaj, për “shpërdorim detyre”, pasi nuk zbatoi protokollin e sigurisë në hyrje të gjykatës, duke lejuar autorin të hynte i armatosur.
Pas shpalljes së vendimit për një çështje pronësie, Elvis Shkëmbi ka qëlluar për vdekje gjyqtarin Kalaja ndërsa ka plagosur dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin palë fituese e gjyqit që po zhvillohej në ambientet e Gjykatës së Apelit ditën e djeshme./JoqAlbania
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...