Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi në kuadër të turit ballkanit, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me homologun e tij, ministrin Filip Ivanović.
Hasani bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për strategjitë për të forcuar më tej lidhjet miqësore midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Si dhe bëri të ditur gjithashtu se do të vazhdojnë angazhimin tonë për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
“Sot në Podgoricë me homologun tim Ministrin Filip Ivanović diskutuam strategjitë për të forcuar më tej lidhjet miqësore midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Si fqinjë të mirë, aleatë dhe partnerë, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme si në infrastrukturë, energji, arsim, kulturë dhe shkencë”, ka shkruar Hasani në Facebook.
Ai tha se ndërtimi i urës mbi lumin Buna dhe ndërtimi i autostradës Adriatiko-Joniane janë prioritete strategjik.
“Ndërtimi i urës mbi lumin Buna dhe ndërtimi i autostradës Adriatiko-Joniane janë prioritete strategjike që do të nxisin integrimin rajonal dhe do të transformojnë perspektivën ekonomike të të gjithë rajonit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...