Një sasi prej 112 kg kanabis u sekuestrua prej departamentit të antidrogës së Komotinisë në Greqinë verilindore, shumë pranë kufirit me Turqinë.
Sipas autoriteteve policore, lënda narkotike ishte ngarkuar në një automjet me targa shqiptare, ndërsa trafikantët e saj, katër shtetas shqiptarë 65, 44, 41 dhe 37 vjeç u arrestuan.
Policia deklaroi se katër shtetasit shqiptarë të arrestuar tashmë, tentuan t’ja shesin lëndën narkotike një polici të maskuar si trafikant.
Pasi trafikantet dorëzuan lëndën narkotike dhe po numëronin paratë e rëna dakord, ndërhynë edhe policët e anti drogës, duke kryer arrestimin.
Agjentët besojnë se dorëzimi i lëndës narkotike bëhej për llogari të tre shtetasve të tjerë shqiptarë, të arrestuar pak ditë më parë prej policisë, nën akuzën e trafikut të drogës.
Katër të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Komotinisë, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve./tch/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...