Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Korçë në një pikë këmbimi valutor. Ngjarja u regjistrua tek lagjja ‘Nr 10’, ku paraprakisht thuhet se një person ka marrë një shumë të konsideruar parash.
Paraprakisht thuhet se autori i krimit ka qenë i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka mundur që të marrë paratë.
Ende nuk dihet shuma e saktë e parave të vjedhura, por dyshohet se bëhet fjalë për 2500 euro dhe 100 mijë lekë të reja.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorit të krimit. Personi që ndodhej në pikën e këmbimit valutor pritet të merret në pyetje nga policia, i cili do të japë detaje rreth identikitit të agresorit.
Por nga kamerat e sigurisë së një objekti tjetër është filmuar momenti kur autori hynë brenda pikës së këmbimi valutor.
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...