Studentët u rikthyen këtë të hënë në shesh duke bojkotuar mësimin në universitete dhe mbajtën gjallë protestën e tyre para Kryeministrisë, duke i shtuar 8 kërkesave drejtuar shefit të qeverisë Edi Rama edhe një tjetër, që është rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.
Por, para se të grumbulloheshin masivisht para Kryeministrisë, studentët bllokuan hyrjen e fakulteteve të tyre, duke i gozhduar ose kyçur ato.
Dhe dy prej studentëve që ndërmorën këtë akt në Universitetin Politeknik dhe Fakultetin e Drejtësisë në UT janë arrestuar në mbrëmje nga policia e Tiranës dhe gjenden në rajonin Nr.1.
Gjithashtu si një arsye për arrestimin e tyre dyshohet të jetë edhe varja e çarçafit të madh te Universiteti Politeknik. Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigante./Top Chanel/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...