Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit në Shqipëri.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt i çastit mes dy fqinjëve, ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.
Shtetasi 50-vjeçar, autor i plagosjes, qëlloi drejt fqinjit të tij, 40-vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
“Dy fqinjë, njëri banonte në katin e 7, tjetri në katin e 8. Janë konfliktuar për shkak të zhurmave. Shtetasi Gentian Kuqi 50 vjec, që banonte në katin e 7, është ngjitur në katin e 8, u konfliktua me Mikel Spirollari 40 vjeç. Situata është agravuar, në përdorimin e armëve. 50-vjeçari ka qëlluar dy herë në drejtim të Spirollarit. Gjendja e tij është kritike për jetën. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ka ndodhur ngjarja. Është një individ që njihet në qytetin e Durrësit, i afërmi i një politikani në qytetin e Durrësit”, raporton abcnews.al.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...