Gjendet i pajetë i moshuari në Durrës, vite më parë i vranë djalin biznesmen

01:08 | 22 Shkurt 2021

Një i moshuar u gjet i vdekur në banesën e tij, në lagjen 17 të qytetit të Durrësit. Dyshohet se i moshuari i identifikuar si Bajram Cani kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.

Policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes. I moshuari banonte në katin e 10-të të një pallati në afërsi të Ujësjellës-Kanalizimeve, raporton lapsi, transmeton portali arbresh.info

Bajram Cani ishte babai i Plarent Canit, biznesmenit të ndërtimit të vrarë në zonën e plazhit në fillim të shtatorit 2013. Pas vrasjes së të birit ai shpesh apelonte për zbardhjen e vrasjes duke kërkuar drejtësi për të birin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara