Gazetari shqiptar i akredituar në Serbi, Idro Seferi, ka zbuluar disa detaje në komunikimin mes tij dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë konferencave për media .
“Shumë shpesh presidenti Vuçiq në konferenca krijon interaksion me gazetarë dhe sidomos kur flet për Kosovën e ka qejf të përdorë fjalë shqip dhe më pyet se a është mirë dhe unë ia kthej që ‘po’”, ka treguar Seferi në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Vuçiq po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Uroshevac, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën”, rrëfen korrespodenti i TCH, i akredtuar në Beograd.
Ndërkaq, Seferi ka treguar edhe për një pyetje që ia ka bërë ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, për Kosovën.
“E kam pyetur se kur do të ndërpresë së lobuari kundër pavarësisë së Kosovës dhe ai më tha se kur të ndalojë Shqipëria së lobuari pro pavarësinë e Kosovës”, tregoi ai.
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transpor...
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...