Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Një mjet tip furgon është përplasur me një karrocë, në të cilën udhëtonin 4 anëtarë të së njëjtës familje, dy prindërit dhe dy vajzat e tyre.
Të 4 familjarët që ndodheshin në karrocë, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ku po marrin trajtimin mjekësor.
Ndërkohë nuk ka pasur pasoja për drejtuesin e furgonit, që është shoqëruar në polici, për veprime të mëtejshme hetimore./gsh/
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...